Reali ka buxhet mbi 600 milionë euro

20:59 | 30 Shtator 2015
M. A.

Presidenti i Malmos, Hakan Jeppsson, ka folur para ndeshjes ndaj Real Madridit, duke folur edhe për dallimet e mëdha me klubin spanjoll.
Reali i shkon Malmos sonte mbrëma dhe presidenti i Malmos ka konfirmuar se buxheti i klubit të tij me atë të Real Madridit ka dallim stratosferik, transmeton Telegrafi.

“Buxheti jonë sezonin e kalaur ishte 20 milionë euro, dhe pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve për dy vite, është 45 milionë euro”.

“Të hollat nga Liga e Kampionëve janë esenciale. Nuk e di nëse dallimi është i drejt, por ky është futbolli i sotëm. Ne duhet ta masim veten mirë ndaj klubeve të mëdha. Ne jemi të vegjël, por askush nuk duhet të na nënvlerësojë në shtëpi, sepse mund të befasohen. Jemi të fortë këtu”, potencoi Jeppsson për AS.

Po ashtu AS shtoi se buxheti i Realit është plot 600 milionë euro, çka nënkupton një diferencë të jashtëzakonshme me Malmon.

Shpërndaje në rrjete sociale