Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara (USAID) përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore (AKT-LS) finalizoi sot marrëveshjet me njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile (OSHC).
Siç komunikoi USAID, këto organizata të cilat janë me bazë në Kosovë do të zhvillojnë aktivitete për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve shumicë dhe atyre pakicë si dhe për ngritjen e efikasitetit të komunave të shënjestruara, duke përfshirë organizimin e ngjarjeve kulturore multietnike, mbështetjen e bizneseve shumicë dhe atyre pakicë përmes asistencës së drejtpërdrejt teknike, si dhe rritjen e komunikimit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së të rinjëve dhe grave në iniciativa të ndryshme.
Këto aktivitete do të mbulojnë drejtpërdrejt 16 komuna partnere të AKT-LS: Graçanicën, Kllokotin, Parteshin, Ranillugun, Novobërdën, dhe Shtërpcën, Obiliqin, Gjilanin, Istogun, Klinën, Pejën dhe Vushtrrinë, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.
OSHC-të përfituese janë:
Tourism Organization Gracanica (TOG) – Graçanicë
European Center for Minority Issues (ECMI) – Prishtinë
TV Network (TV Mreza), – Graçanicë
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovicë e Veriut
Business Support Center Kosovo (BSCK), Prishtinë
Network of Peace Movement (NOPM), Kamenicë
NGO Çohu, Prishtinë
Regional Environmental Center (REC), Prishtinë
Riinvest, Prishtinë
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) Prishtinë, dhe
The Centre for Social Affirmation of Youth (CSAY) Ranillug
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...