Ndërkohë që sipas deputetit të AAK-së, kjo i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tre ditë zie.
DITË ZIE;
-Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës
-Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve
-Dita kur është vendosur taksa kunder mallrave serbe dhe atyre boshnjake…..
e shumë të tjera…..”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Një pyetje për ju shumë sinqerisht a mundesh me i numru tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa që i ka ba në mandatin e tij e që kan me u mbajt në mendje!”, ka pyetur ai deputetin e LDK-së.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Mirëmengjesi Kosovë!
Ka një orë që jam zgjuar nga gjumi këtu në Gllogjan dhe sapo fillova të shfletoj në rrjetet sociale mu shfaq një titull “interesant” i deputetit të LDK-së Driton Selmanaj.
Ai paska propozur që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare, atëhere sipas kësaj logjike i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tri,
DITË ZIE;
-Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës
-Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve
-Dita kur është vendosur taksa kunder mallrave serbe dhe atyre boshnjake…..
e shumë të tjera…..
Për të shkuar përtej kësaj atëherë i nderuar kolegu deputet Driton Selmanaj a ke ndonji propozim për të gjitha ato beteja të fituara në luftë të Ramush Haradinajt si do t’i shpallesh?!?
Një pyetje për ju shumë sinqerisht a mundesh me i numru tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa që i ka ba në mandatin e tij e që kan me u mbajt në mendje!
Dita kur ka ra qeveria Mustafa nuk është shpallur festë zyrtare e as ditë zie por ishte një proces demokratik!
Opozita ka detyrën e kritikës por tash edhe për të shpallur “ festa zyrtare” ndersa qeveria me vazhdu me punu në agjentat e saj!
Sukseset e qeverisë Haradinaj dhe rritja e popullaritetit dhe besueshmërisë ndaj Ramush Haradinajt mbase duket normale t’i ketë shqetësuar oponentët politik!
RS
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar