Kjo është nga ato histori që të tregon se bota është e rumbullakët dhe se fatet një ditë të takojnë sërish. Kështu ka ndodhur me Amanda Scarpinati, e cila pas pothuajse 40 vjetësh ka gjetur njeriun që u kujdes për të, kur ajo ishte vetëm 3 muajshe.
Amanda ishte shtruar në spital shumë e vogël për shkak të disa djegieve në trup, që kishte pësuar nga një ngjarje aksidentale në shtëpi. Spitali ku ajo u shtrua, Albany Medical Center, kishte nxjerrë në raportin vjetor më 1977 një foto të Amandës 3 muajshe në spital bashkë me një infermiere, e cila ishte kujdesur më së miri për vogëlushen. Vite më vonë Amanda e gjeti sërish këtë foto dhe vendosi të gjente infermieren zemërmirë. Pas shumë kërkimesh dhe pa rezultate, ajo vendosi të postojë foton në Facebook duke kërkuar ndihmë në identifikimin e saj.
Postimi i Amandës u shpërnda mbi një mijë herë derisa më në fund morri një përgjigje. Angela Leary, një tjetër infermiere e spitalit Albany, e njohu vajzën që mbante në dorë një fëmijë 3 muajsh. Leary nuk kishte folur me Susan Berger prej 35 vjetësh, por e njohu atë menjëherë nga fotot.
“Ajo ka qënë po kaq e ëmbël dhe e kujdesshme siç duket dhe në foto. Ajo e dashuronte punën e saj dhe kujdesej si për fëmijët dhe të rriturit”, i ka shkruar Leary në mesazh Scarpinatit.
Në 1977, Berger ishte 21 vjeçe, një e sapodiplomuar që kishte filluar punë në pavionin e pediatrisë në Albany Medical Center. “Unë e mbaj mend Amandë. Ajo ishte shumë e qetë. Zakonisht fëmijët kur operohen ose flenë, ose qajnë pa fund. Por ajo ishte shumë e qetë. Ishte e mrekullueshme”, kujton Berger për Associated Press. Sot, Susan Berger është zv. Presidente ekzekutive e Cazanova College në New York.
Pasi e gjeti Amanda i telefonoi Susan për ta falenderuar për kujdesin e saj, ku i rrëfeu se po e kërkonte prej vitesh.
“Nuk e di se sa infermiere do të ishin kaq me fat sa ti ndodhë diçka e tillë, të kenë dikë që i mban mend për një kohë kaq të gjatë. Ndihem e privilegjuar që jam një prej tyre që përfaqësoj të gjitha infermieret që janë kujdesur gjithë jetën për Amandën”, ka thënë Berger./ Top Channel
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...
Solskjaer pran rikthimit të madh në “Old Trafford̶...
Numërohen të gjitha votat me kusht, VV i merr mbi 50% – këta...