Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë ka konfirmuar dënimin me 2 vjet burg për 27 vjeçarin nga Kosova, Gafurr Dibranin.
Lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe rezident prej vitesh në komunën e Fiesses në Itali së bashku me familjen, Dibrani i arrestua me 3 nëntor të 2016 me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe e përhapjes së propagandës xhihadiste.
Për arsyet e vendimit të trupës gjykuese do të duhet të presim 70 ditë, ndërkohë që kosovari mbetet në burgun e Rebibbias, ku po mbahet që prej ekstradimit nga Kosova dy javë më parë.
27-vjeçari u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar urdhrin për lirimin e tij për mungesë të provave.
Avokati i tij, Marco Capra, përveçse kërkon lirimin ose së paku t’i japë klientit të tij pezullimin e dënimit, ka aplikuar për një masë alternative në burg. Gjykatësi mori disa ditë për të vendosur dhe brenda pesë ditëve ai do të shpërndajë rezervën./oranews/
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova