Në mesin e rreth 40 punësimeve në Telekomin e Kosovës për të cilat arbresh.info kishte raportuar në shkurt të këtij viti ishte edhe Yvesa Jusaj, mbesa e ish- kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkëlzen Jusaj.
E vend në këtë ndërmarrje publike i është bërë edhe mbesës tjetër të Jusajt, Fortesë Selmonmusajt.
Arbresh.info nga burime të saj brenda Telekomit ka mësuar se Selmonmusaj është punësuar në pozitën e zyrtares së shitjes.
Ndërsa i kontaktuar nga arbresh.info, ish-anëtari i AAK-së, Shkelzen Jusaj, ka mohuar të ketë ndikuar të punësimin e mbesës së tij.
Madje ai ka shtuar se nuk e di nëse mbesa e tij punon diku.
“Edhe një herë ju kujtoj që unë Shkelzen Jusaj, nuk jam pjesë e asnjë partie ose institucioni, që të mund ta keqpërdorë detyrën zyrtare për të ndikuar në ndonjë institucion, në çfarëdo forme ose çështje, gjithashtu nuk kam asnjë lidhje as me institucionin në fjalë. Gjithashtu ju njoftojë se Fortesa Selmonmusaj është mbesa ime, por unë as që e di që punon ose ku punon, prandaj ju lutem që mos të na bëni pjesë të shantazheve, aferave dhe grupacioneve ku ne nuk bëjmë pjesë. Ju kujtoj që gjendja ime ekonomike nuk ma lejon të bi në një nivel të tillë, sepse kam mundësi një vend pune t’ia siguroi vetë pa keqpërdor ndikimin e pretenduar”, ka thënë ai.
Jusaj ka shtuar se familja e tij është mbi 100 anëtarë dhe nuk mban përgjegjësi për punët e tyre.
“Gjithashtu ju njoftojë që familja ime vetëm nga të dy prindërit tanë jemi mbi 100 anëtarë familje, dhe dhjetëra familje të reja ku secili ka familjen dhe përgjegjësitë e tyre, dhe unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për punët e tyre dhe kjo nuk me ngarkon as juridikisht”, ka përfunduar ai.
Në shkurt të këtij viti arbresh.info kishte raportuar për rreth 40 punësime partiake e familjare në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës.
Atë kohë Telekomi ishte buzë falimentimit ndërsa ishte bërë çerdhe e qindra personave.
Në raportimin e arbresh.info ishin edhe me dhjetëra anëtarë e simpatizantë të partive në pushtet./arbresh.info/
Lexo edhe: Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova