Nga bombardimet e avionëve rusë sot në Siri janë vrarë së paku 36 civilë. Po ashtu, sulmet janë kryer në zona ku nuk janë të pranishme as “Shteti Islam” (ISIS), as “Fronti al-Nusra”, që ka lidhje me “Al Qaedan”.
“Të gjitha caqet e bombarduara nga aviacioni rus sot në veri të provincës së Homsit kanë qenë civile”, ka deklaruar Khaled Khodja, udhëheqës i Koalicionit Kombëtar Sirian, i vendosur në Turqi, përcjell “zeri.info” informacionin e publikuar nga mediet ndërkombëtare.
Khodja, i cili aktualisht gjendet në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka siguruar se civilët janë bombarduar në pesë vende të ndryshme. “Zonat e goditura nga operacionet e sotme ruse ishin ato që kishin luftuar dhe kishin mposhtur ISIS-in para një viti”, ka thënë ai.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...