Arsenali nuk është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Ajaxit, Hakim Ziyech, pavarësisht ëndrrës së marokenit për të luajtur në klub.
Ziyech ka shijuar një sezon shumë të suksesshëm te Ajaxi ku skuadra holandeze siguroi dy tituj në nivelin vendor dhe arriti në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari shënoi 19 gola dhe regjistroi 16 asistime te Ajaxi sezonin e kaluar dhe është përfolur shumë për transferim në veri të Londrës qysh pas përfundimit të sezonit.
Por, bazuar në gazetarin David Ornstein të BBC Sport, trajneri Unai Emery nuk është i interesuar për të transferuar Ziyechin në Arsenal.
Emery është në ndjekje të shënjestrave të tjera, ndonëse klauzola e blerjes së Ziyech është vetëm 25 milionë funta./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë