Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti sot në takim njoftues Përfaqësuesen e Përhershme e UNDP-së në Kosovë Znj. Maria Suokko të cilën e uroj për pozitën e re dhe e njoftoi mbi zhvillimet dhe rezultatet në fushën e sundimit të ligjit.
Ministri Tahiri e falënderoi UNDP-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e drejtësisë veçanërisht në fushën e kundër korrupsionit ku si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë janë arritur rezultate në fushën e legjislacionit dhe politikave.
Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me UNDP-në në proceset aktuale si dhe projektet në të ardhmen që do të dalin nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Në anën tjetër, znj. Suokko përgëzoi Ministrin Tahiri për rezultatet e arritura në sektorin e drejtësisë si dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje në zbatimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve./Arbresh.info/

Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...