Rreth orës 11:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë është raportuar për një person që kërkon ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, se viktima mashkull rreth 23 vjeçar raportohet të jetë sulmuar me mjet të mprehtë e cila dyshohet të jetë thikë.
Sipas viktimës thuhet se atë ta ketë sulmuar një person i pa njohur për të, me të cilin kishte udhëtuar me shërbim taksie më pas si shkak i mosmarrëveshjes rreth çmimit për pagesë dyshohet se personi në cilësi të drejtuesit të veturës ta ketë sulmuar viktimën.
Policia ka nisur hetimet drejt identifikimit të personit të dyshuar si dhe zbardhjes së plotë të kësaj vepre penale.
Rasti po hetohet si vepër penale, vrasje në tentativë.
Kupina: Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido instit...
Vajza e Fjolla Morinës reagon pas situatës së krijuar në BBV...
Kërcënoi rëndë Arditin, publiku vendosi ta largoi Edin nga s...
Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?
I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Koso...
197 aksidente trafiku gjatë dhjetorit në rajonin e Ferizajt