UEFA e ka falënderuar kapitenin legjendar shqiptar për iniciativën e tij e fundit, së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit, për ndërtimin e disa fushave të futbollit, në mënyrë që fëmijët të mund të merren me aktivitete sportive
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka falënderuar edhe publikisht Lorik Canën, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për iniciativën që bashkërisht e kishin marrë kohë më parë për ndërtimin e disa fushave, me qëllim shtimin e hapësirave, ku fëmijët mund të merren me aktivitete sportive, mbi të gjitha me futboll.
UEFA e ka vlerësuar lartë këtë iniciativë dhe e ka përshëndetur atë, shkruan Gazeta Express.
“Faleminderit Lorik Canës dhe Federatës Shqiptare të Futbolit, fëmijët e vegjël në të gjitha pjesët e Shqipërinë do të kenë më shumë vend dhe hapësira për të luajtur”, ka shkruar UEFA në faqen e saj zyrtare në “Instagram”.
Gjithashtu, shtëpia e futbollit evropian e ka publikuar edhe deklaratën e kapitenit legjendar shqiptar.
“Nuk ishte e lehtë për ne ta zgjidhnim mënyrën më të mirë për ta promovuar vlerën e sportit në Shqipëri. Futbolli është njëri nga elementet që sjell gëzim në vendin tënd edhe në situatat më të vështira, duke nxjerrë figura të njohura që janë bërë rol model për gjeneratat e reja”, kishte thënë ish-futbollisti shqiptar.
Pasi e mbylli karrierën, Cana merret vazhdimisht me projekte dhe iniciativa, me qëllim të zhvillimit të sportit dhe promovimit sa më të mirë në botë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...