Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarë, ku është prezantuar punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës janar-Qershor 2019.
Në fillim të debatit kryetari Latifi, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën Janar- qershor 2019, projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2019.
Në njoftimin e komunës së Rahovecit thuhet se në debat të pranishëm ishin, kryetar të lagjeve të qytetit dhe fshatrave përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, kanë pasur pyetje, komente dhe janë interesuar për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe dhe ato që do janë planifikuar të realizohen në vazhdimësi.
Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtor të drejtorive komunale./Arbresh.info
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin