Ndonëse ka emra konkretë të dyshuar për vrasjen e tyre, askush nuk është dënuar. Me emocione të mëdha rrëfeu për të kaluarën e familjes së tij.
Ky është Ilir Bytyqi, vëllai i Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqit, të vrarë nga serbët saktësisht 20 vjet më parë.
Ilir Bytyqi thotë se vëllezërit e tij kanë qenë gjithnjë njerëz të mirë. Në kohën kur në Kosovë po zhvillohej një luftë e ashpër Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi vendosën të lënë rehatinë e Amerikës.
Ata u bënë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kur lufta përfundoi, ata u nisën të kthehen atje ku e kishin familjen e tyre.
Por, aksidentalisht ata përfunduan në territorin serb. Vëllezërit Bytyqi u arrestuan dhe kjo ishte hera e fundit që të njëjtit u panë të gjallë.
Njëzet vjet pas, akoma nuk ka drejtësi për vrasjen e tyre.Por, vëllezërit Bytyqi asnjëherë nuk i ka harruar Amerika.
Madje edhe në 20 vjetorin e vrasjes së tyre, ambasada e amerikane në Beograd, po kërkon drejtësi për 3 shtetasit e vet.
Familjarët thonë se malli për ta vetëm po shtohet. Ndërkohë që shpresat se do të zbardhet ky rast, nuk janë shuar.
E për të njëjtin rast, drejtësi ka kërkuar gjatë së martës edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se përgjegjës për këtë vrasje të trefishtë është shteti serb.
Me rastin e vëllezërve Bytyqi është marrë edhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Bekim Blakaj, nga kjo organizatë, thotë se shpresë për zbardhjen e këtij rasti, është insistimi i vazhdueshëm nga Amerika.
Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi gjithnjë është përmendur një emër si fajtori kryesor.
Fjala është për Goran Radosavleviq, i njohur si “Guri”, i cili është i dyshuar edhe për disa krime të tjera të kryera në Kosovë.
Por, kjo nuk e ka penguar atë që të jetë pjesë e partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...