Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Gjyqtaren e Shkallës së Parë, Alma Brati.
Ndërkohë, rezulton se Brati ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë. Gjykatësja Alma Brati ishte konfirmuar më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është edhe shkalla e parë e vettingut.
Pavarësisht vendimit të KPK-së, ishte Komisioneri Publik ai që apeloi vendimin dhe pas kërkesës së këtij të fundit, KPA rinisi hetimin administrativ ndaj Bratit. Në KPA janë paraqitur prova të reja shtesë, të cilat siç duket kanë qenë bindëse për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren Bratin./TCH
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...