Mijëra mbështetës janë mbledhur sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vendi ku Opozita mbajti protestën e 10-të kombëtare përpara Kryeministrisë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta u zhvillua paqësisht, ndërsa vlen të theksohet se në drejtim të Kryeministrisë apo forcave të rendit nuk është hedhur asnjë shashkë, tymuese apo send i fortë.
Simbolet e protestës së sotme ishin frymëzuar zgjedhjet e 30 Qershorit, me kuti votimi ku shkruhej Kutia e Vjedhjeve, deri tek disa prej protestuesve që mbyllën gojën me logon ERTV, kjo një shenjë proteste për shkak të mungesës së lirisë së shprehjes.
Një fotomontazh i kryeministrit Edi Rama me Nexhmije Hoxhën, e veja e diktatorit Enver Hoxha, ka qenë një tjetër simbolikë ironizuese e protestuesve të opozitës kundër votimeve të 30 qershorit. Ndryshe nga fotoja origjinale, në vend të Enver Hoxhës është vënë Edi Rama, duke votuar me Nexhmije Hoxhën… ashtu siç votohej në vitet e diktaturës komuniste, pa opozitë.
Shikoni fotot më pikante që sjell MAPO:

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...