Manchester City po planifikon ta huazojë Arijanet Muriçin në Nottingham Forest me qëllim që portieri i Kosovës të bëjë përvojë dhe të kthehet në “Etihad Stadium” më i fortë pas një apo dy vjetësh
Arijanet Muriçi do t’i bashkohet shumë shpejt Nottingham Forestit, shkruan Gazeta Express.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës do të huazohet për një sezon në klubin nga Championshipi.
“SunSport” zbulon se trajneri Pep Guardiola po planifikon ta lirojë 20 vjeçarin për një sezon, në mënyrë që ai të kthehet pas një apo dy vjetësh me eksperiencë dhe më i përgatitur për të qenë postieri i parë në “Etihad Stadium”.
Muriçi i ka zhvilluar pesë ndeshje me kampionin e Anglisë sezonin e kaluar, të gjitha në Carabao Cup.
Dhe, sipas mediumit britanik “Telegraph”, Forest janë afër ta angazhojnë përfaqësuesin kosovar.
“Nottingham Forest do të mundohet ta angazhojë portierin e Manchester Cityt, Aro Muriç në ditët në vazhdim. Huazim për një sezon. Një përforcim i madh për Forest, me një numër të klubeve në Britani dhe jashtë saj po ashtu të interesuar për portierin”, ka shkruar gazetari britanik John Percy.
Muriçi ishte huazuar në Eredivisie tek ekipi NAC Breda verën e kaluar, por ishte thirrur menjëherë në muajin gusht nga City pas lëndimit të portierit të dytë, Claudio Bravo.
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...