Prokuroria Themelore Publike pas mbledhjes së gjitha materialeve dhe dëshmive verbale, sot ka dorëzuar aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski.
Pançevski dyshohet se ka keqpërdorur sistemin AKMIS në gjykatë (për shpërndarjen e lëndëve tek gjykatësit), me çka ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes elektronike të lëndëve tek gjykatësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I akuzuari me vendosjen e inicialeve të tij dhe urdhër me gojë, ka kërkuar nga nëpunësi në gjykatë, i cili ka pasur qasje në AKMIS, të shpërndajë lëndë konkrete tek gjykatës të caktuar. Me këtë veprim, i akuzuari palëve ua ka dëmtuar të drejtën për qasje të barabartë para gjykatës në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të tyre”, thonë nga Prokuroria.
Ata shtojnë se në kuadër të procedurës parahetimore, kanë marrë në pyetje 19 dëshmitarë, edhe atë të punësuar në Gjykatën Penale, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Pançevski ka qenë kryetar i Gjykatës Penale në periudhën kur sipas raportit të komisionit të pavarur në Ministrinë e Drejtësisë, janë vërtetuar keqpërdorime në sistemin AKMIS, gjegjësisht lëndët tek gjykatësit janë shpërndarë në dorë./Telegrafi/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...