Jo temperaturat e larta, por faktori njeri ishte shakatari i shumicës së rreth 4 mijë e 500 zjarreve të shkaktuara në tremujorin e parë. Por, ndryshe nga ajo kohë, kur situata ishte e jashtëzakonshme, aktualisht gjendja është normale, tha për Radio Kosovën nëpërmjet emalit Miran Demiri, drejtor i Departamentit për Zjarrfikës dhe Shpëtim në Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.
“Gjatë këtij viti, në nivel vendi, nga janari e deri në fund të qershorit, kemi pasur 5797, duke llogaritur që gjatë tremujorit të parë kemi pasur 4447 zjarre. Situata aktualisht është normale edhe pse temperaturat janë ne rritje”, tha Demiri.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, në gjashtëmujorin e parë, nga numri total i zjarreve, 85% e tyre ishin zjarre fushore e malore. Profesori i Bujqësisë, Shukri Fetahu, thotë se këto zjarre dëmtojnë tokën dhe mjedisin, ndërkohë që u bënë thirrje bujqve që, pas korrje-shirjes së grurit, mos t’i djegin hamulloret.
“Djegia e hamulloreve në të gjitha shtetet normale është e ndaluar, pasi që është e dëmshme në shumë aspekte. E para, kështu shkatërrohet fauna e dheut dhe mikroorganizmat, djegiet biomasa e cila do të shndërrohej në materie ushqyese për bimët e ardhshme dhe e treta, kështu ndotet edhe mjedisi, pasi që krijohet sasi e madhe e dyoksid të karboni që ndikon direkt në klimën në nivelin lokal por edhe regjional”, tha profesor Fetahu.
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...