Zyrtarët afganë thonë se të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me makinë-bombë në qytetin Ghazni.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin e 7 korrikut, i cili ndodhi teksa përfaqësuesit e këtij grupi militant, pritet të marrin pjesë në një konferencë dyditore për dialog ndër-afgan në Doha të Katarit.
Sulmi në Ghazni kishte për cak një zyrë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, por shumica e viktimave ishin studentë të një shkolle që gjendet në afërsi, tha Hasan Raza Yousafi, anëtar i këshillit provincial.
Ky është sulmi i dytë në Ghazni në dy ditët e fundit. Të paktën dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një bombë shpërtheu brenda xhamisë Mohammadiya në Ghazni më 6 korrik.
Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në xhami.
Konferenca në Doha të Katarit ka për qëllim që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund konfliktit në Afganistan./rel
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...