Atletico Madridi ka konfirmuar se do të nënshkruajnë me sulmuesin e Chelseas, Alvaro Moratan, në formë të përhershme në fillim të sezonit të ardhshëm.
Reprezentuesi spanjoll iu bashkua skuadrës së Diego Simeones në një kontratë 18 mujore në formë huazimi në janar të 2019 dhe klubi ka reaguar duke konfirmuar se marrëveshje do të kthehet në formë të përhershme, transmeton portali arbresh.info.
Moarata raportohet të ketë deklaruar për dëshirën e tij për të vazhduar në kryeqytetin spanjoll pas një sezoni të vështirë në Stamford Bridge.
Ai ka shënuar 15 gola në ligë deri në fund të sezonit 2018/19 dhe Simeone ka konfirmuar në fund të edicionit se klubi ishte duke kërkuar të arrinte marrëveshje të përhershme me ish lojtarin e Real Madridit.
Atletico Madridi nuk ka ofruar detaje të tjera rreth tarifës apo gjatësisë së kontratës së Moratas marrë parasysh faktin se ka ende edhe dy vite e gjysmë në kontratën e tij me klubin anglez.
Sidoqoftë, sipas mediave spanjolle çmimi i tij është rreth 50 milionë euro./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...