Paul Pogba i është përgjigjur sfidës “Bottle Cap Challenge” nga Zlatan Ibrahimovic duke postuar një video të trendit të fundit në rrjete sociale.
Sfida është përhapur në mbarë botën, ngjashëm si sfida “Ice Bucket Challange” që ndodhi vite më parë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo e fundit është bërë për herë të parë më 25 qershor nga luftëtari i takuandos dhe instruktori Farabi Davletchin para se të përsëritej edhe nga ylli i MMA-së, Max Holloway.
Në përhapjen e kësaj sfide kanë ndihmuar edhe yjet si Ryan Reynolds Jason Statham dhe Conor McGregor ndërkohë që mëngjesin e së premtes ish ylli i United, Zlatan Ibrahimovic, kreun sfidën duke nominuar më pas Pogban.
https://www.instagram.com/p/BzhlDl1n9jL/
Ylli i La Galaxy sfidoi ish bashkëlojtarin e tij në Old Trafford me të cilin kaluan së bashku 18 muaj.
Në videon më poshtë mund të shikoni momentin kur Pogba me stil hap dy shishe./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BzjagQulkfF/
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...