Udhëheqësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se po punohet që të lëshohet sa më shpejt në punë objekti ku do të kontrollohen sportistët e Kosovës. Ka thënë se një projekt i tillë ka kushtuar gati pesë milionë euro.
Këtë vikend, Ismaili ka vizituar punëtorët që po punojnë në ndërtimin e objektit.

“Po punohet pa ndërprerë që Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim të përfundojë para afatit të përcaktuar ???♂️. Në këtë qendër, në vlerë prej 4.8 milionë euro dhe me një sipërfaqe prej 6297 metrash katrorë, do të bëhen kontrollet sistematike të sportistëve ⛹️♀️. Ky institucion, i cili i ka munguar Kosovës, do të jetë qendra më moderne që do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për sportistët tanë. Sportistë të shëndetshëm, suksese kulminante. ??? #BashkëeNdreqim”, ka njoftuar Ismaili në fb.

BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?
Policia: Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa incidente serioze
Numrohen 47% e votave, ky është rezultati i PSD-së deri më t...