Agjenti Mino Raiola ka paralajmëruar të gjithë në klub se Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United.
Mesfushori është i njohur si shënjestër e Real Madridit, PSG-së por ka mundësi edhe të rikthehet te klubi i tij i vjetër – Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë e dinë rreth dëshirës së Pogbas për largim. Ne jemi në proces të kësaj. Të gjithë e dinë se si ndihet Pogba”, ka thënë Raiola për gazetën The Times.
“Të gjithë në klub, nga trajneri e deri te pronari, i dinë dëshirat e Paulit”
Është raportuar në të kaluarën se Pogba dëshiron të shitet para se skuadra të niset për turneun para-sezonal në Australi.
“Nuk mund t’iu tregoj diçka tjetër. Jetoj dita ditës”, shton agjenti./arbresh.info/
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...