Prishtina ka bërë të ditur se Visar Bekaj s’do të jetë më pjesë e klubit nga kryeqyteti.
Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, FC Prishtina ka shkruar se “Visar Bekaj do të transferohet jashtë vendit”, duke mos treguar klubin
Njëri ndër portierët më të mirë shqiptar që ka pasur Prishtina, Visar Bekaj, pothuajse ka mbyllur të gjitha negociatat e transferimit në futbollin ndërkombëtar.
22 vjeçari ka thënë se më meritori, pa dyshim, për transferimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë nga futbolli ynë, është kryetari Ejupi.
“I jam mirënjohës presidentit Ejupi që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. I jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar. Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen. Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë gardiani emblematik i Prishtinës.
Bekaj me Prishtinën ka 133 ndeshje të zhvilluara.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind