Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Josep Borrell do të përfaqësojë të gjitha shtetet e BE-së në krye të diplomacisë evropiane.
“Presim që edhe ai të ketë një qëndrim të tillë[sikur Be], por kemi frikë sepse ai vjen nga një shtet jonjohës – Spanjës”.
Ajo në Zona e Debatit në Klan Kosova ka theksuar se shtetet serioze arrijnë marrëveshje ndërkombëtare dhe i zbatojnë ato.
“Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm. Në jetën e përditshme qytetarët serbë në Serbi nuk ndikohen sikur ne. Për ne është më e rëndësishme zgjidhja. Kemi problemin e jashtëm sepse jemi gjithmonë në sfidën e shtetësisë sonë. BE ka shumë prioritete, Kosova dhe Serbia është njëra ndër to”, ka thënë Krasniqi.
“Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën marrëveshjen por BE nuk u shpreh e gatshme që t’ua hapë dyert pa i përmbushur të gjitha kriteret. BE nuk ka tjetër që t’ia jap Kosovës tjetër përveç fondeve. Kosova nuk njihet nga pesë shtetet dhe pa u njohur nga të gjitha nuk mund të ketë hapa konkret drejt integrimeve”.
“SHBA-ja na ka sjell këtu ku jemi, ne duhet të sillemi si shtet. Borrell ka rol të rëndësishëm dhe duhet të jemi vigjilent në rolin e tij, por edhe me Mogherinin dhe personi që ka këtë pozitë nuk mund ta shtyjë vetëm një çështje përpara”.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai