Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës dhe autoriteti norvegjez për kadastër dhe hartografi “Staten Kartverk” kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për vendosjen e tabelave me emra rrugësh dhe numra shtëpish në disa Komuna të Republikës së Kosovës, në vlerë prej një milion euro, njoftoi AKK.
Disa nga obligimet për palët nënshkruese të marrëveshjes janë si vijon; marrëveshja parasheh që Zyra e BE-së në Kosovë të financojë dhe tenderojë projektin, Agjencia Kadastrale e Kosovës do të kujdeset për implementimin ne terren të projektit, do të monitorojë implementimin, ndërsa autoriteti norvegjez do të financojë angazhimin e dy ekspertëve, si dhe aktivitete tjera që do të rrjedhin gjatë implementimit të projektit.
Projekti do të zhvillohet në tre faza, ku e para do të përfshijë Komunat Gjakovë, Mitrovicë e Jugut, Suharekë, Kllokot, Gllogoc dhe Ranillug ndërsa vlera e investimeve në këtë fazë do të jetë 400.000 euro.
Në fazën e dytë do të përfshihen komunat Podujevë, Malishevë, Dragash dhe Rahovec me po të njëjtën vlerë prej 400.000 eurosh. Për shumën e mbetur prej 200.000 eurosh Komunat tjera të cilat njëherë nuk janë të përcaktuara. Projekti pritet të përfundojë kah mesi i vitit 2016, thuhet në njoftim.
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia