Klubi më i madh kosovar, Prishtina është eliminuar nga Liga e Evropës.
Kryeqytetasit morën pjesë në raundin parakualifikues ku u përballën me skuadrën nga Gjibraltari, St Joseph’s.
Ndeshja e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përfundoi me barazim 1-1, ndërsa në të kthimit St Joseph’s shënoi fitore 2-0 për të kaluar në raundin e parë të Ligë së Evropës.
Pas këtij eliminimi turpërues, Prishtina duket se do ta shkarkojë nga detyra trajneri tiranas Mirel Josa.
Prishtinasit kanë kontaktuar deri më tani tre trajnerë të ndryshëm për ta marrë klubin në dorë.
Ish-trajneri i Skënderbeut e Flamurtarit të Vlorës, Ilir Daja është kontaktuar nga drejtuesit bardhekaltër.
Ndërkohë presidenti i klubit Remzi Ejupi ka pasur takim edhe me dy trajnerë nga Kosova.
Fjala është për dy ish-trajner të Prishtinës, Ramiz Krasniqin dhe Bylbyl Sokolin.
Brenda kësaj jave klubi kryeqytetas pritet të zyrtarizojë largimin e Josës dhe emërimin e trajnerit të ri.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit