Lorik Cana është lënduar dhe ka vënë në alarm Kombëtaren shqiptare.
Një lajm me të vërtetë shumë i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes vendimtare me Serbinë në Tetor në “Elbasan Arena”.
Kapiteni Lorik Cana është dëmtuar në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Lille dhe Nantes, ku në pjesën e dytë u detyrua të zëvendësohet në minutën e 57′të.
Cana mbahej nga dy pjesëtarë të stafit pasi nuk mund të vendoste këmbën në tokë dhe dëmtimi mësohet të jetë në kaviljen e majtë të futbollistit.
Kujtojmë që De Biasi ka humbur për arsye dëmtimi Mavrajn në ndeshjet e fundit dhe një mungesë e Canës do të ishte alarm i vërtetë për Shqipërinë që për herë të parë është shumë pranë kualifikimit në një Kampionat Evropian.
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...
Lara Colturi, e 6-ta në Kranjska Gora të Sllovenisë
Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm
Zotëria i Parë reagon pas kapjes së Maduros: Eci miku i madh...
Sulmet dhe kapja e Maduros nga SHBA, Kurti e mbështet operac...
Osmani: Kosova qëndron fuqishëm krah SHBA-së kundër regjimit...