Politika e Hungarisë është “e papranueshme” dhe nuk do të bëhet shkak pengese ndaj fluksit të migrantëve, deklaroi sot kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, ndërkohë që homologu i tij hungarez do të mbrojë nesër para OKB-së vijën e tij politike të papajtueshme në lidhje me çështjen e migrantëve.
“Politika e Budapestit është krejtësisht e papranueshme, në këndvështrimin human. Hungaria nuk mund të mbyllë vijën kufitare, siç është rasti i ndërtimit të një muri ndarës midis Cisjordanisë dhe Izraelit”, deklaroi Milanoviç në përfundim të vizitës së tij në një qendër pritëse për refugjatët në Opatovac.
“Ata parashikojnë të mbyllin kufijtë, por si do të mund të ndalin njerëzit? Duke përdorur akte dhune? Duke kërkuar ndihmën e ushtrisë?”, tha ai.
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...
Lara Colturi, e 6-ta në Kranjska Gora të Sllovenisë
Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm