Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Gjatë këtij takimi Pacolli ka thënë se i ka shprehur mirënjohje dhe respekt për arritjet e atletëve të Kosovës në garat ndërkombëtare dhe punën e mirë që komiteti po bën për ta promovuar Kosovës.
Ai po ashtu ka thënë se ka informuar kryetarin se Ministria e Punëve të Jashtme do të krijojë një Departament për Diplomacinë Kulturore dhe Sportive që do t’i mbështesë diplomatë dhe sportistë të suksesshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Postimi i plotë:
Kam pritur në një takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilit i kam shprehur mirënjohjen dhe respektin për arritjet e atletëve të Kosovës në garat ndërkombëtare dhe punën e mirë që Komiteti po bën për të promovuar Kosovën në botë.
Ne do të mbështesim atletët pasi ky është një element i rëndësishëm në forcimin e imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
E informova Kryetarin gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme do të krijojë këto ditë, një Departament për Diplomacinë Kulturore dhe Sportive që do të përfshijë diplomatë dhe sportistë të suksesshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht për të siguruar mbështetje të fuqishme për aktivitetet e tyre dhe për të fuqizuar me shumë diplomacinë kulturore dhe sportive të Kosovës./arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...