Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, e shoqëruar nga Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, kanë vizituar Institutin e Pylltarisë së Kosovës në Pejë.
Me këtë rast, ata kanë vizituar hapësirat e këtij instituti, duke parë nga afër punën që bëhet aty.
Në kuadër të këtij instituti funksionon sektori për dizajnimin dhe hulumtimin, si dhe sektori i pyllëzimeve dhe prodhimeve të fidanëve.
Ministrja me drejtuesit e institutit nga afër ka vizituar edhe laboratorin e këtij instituti, i cili merret me mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe insektet dhe pemishten e institutit, i cili posedon më shumë se 10 hektarë dhe 1,400,000 fidanë.

Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...