Policia e Çikagos ka arrestuar shtatë persona pasi u gjetën një mori grafitesh të vizatuara në skulpturën e famshme “Fasulja” në Parkun e Milleniumit në SHBA.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës dhe ndërkohë policia ka rënë në gjurmë edhe të grafiteve të tjera të ngjashme që mendohet se janë bërë nga të njëjtët persona pasi janë përdorur të njënjtat ngjyra dhe e njëjta teknikë shkruan Syri.net
Fasulja është shumë e preferuan nga turistët dhe njohet ndryshe edhe si ‘Porta Re’. Njerëzit e pyetur shprehin trishtimin e tyre pasi sipas tyre shumë persona nuk e vlerësojnë diçka të bukur.
Skulptura është realizuar nga skulptori britanik Anish Kapoor në vitin 2006 dhe është mbi 10 metra e lartë.
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...