Besfort Kosumi si gjyqtar kryesor, Fatmir Sekiraqa dhe Emond Zeqiri anësor, si dhe Alban Shala si gjyqtar i katërt, do ta ndajnë drejtësinë për përballjen në mes të Ruvanik dhe Ballymena.
Katërshja kosovare do të drejtojnë ndeshjen e dytë kualifikuese në mes të dy skuadrave që zhvillohet në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0 në të mirë të Ballymena. Ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme (4 korrik) me fillim prej orës 20:00 në Ishujt Faroe.
Ky njoftim, jo vetëm se është lajm i madh për katër gjyqtarët kosovarë, por është lajm i mirë edhe për Kosovën, pasi që gjyqtarët tanë kanë filluar të vlerësohen në arenën ndërkombëtare.
Kosoumi, Sekiraqa, Zeqiri dhe Shala, do të jenë nën mbikëqyrjen e UEFA-s, e që do të jetë një test i mirë për ta, për të fituar një siguri edhe më të madhe që të drejtojnë ndeshje të tjera ndërkombëtare.
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes