Juventusi raportohet të jetë i gatshëm për të sakrifikuar Paulo Dybalan për Paul Pogban, por Manchester United vazhdon të kërkojë 150 milionë euro.
Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, Juventusi vazhdon të jetë në kontakt me agjentin Mino Raiola rreth rikthimit të Pogbas, transmeton portali arbresh.info.
Schira shpjegon se drejtori sportiv Fabio Paratici është i “gatshëm” për të ofruar 40-70 milionë euro plus Dybalan për mesfushorin.
E ardhmja e sulmuesit duhet të vendoset së shpejti pas eliminimit të Argjentinës në Kupë të Mbretit ndërkohë që Kalimi në United është përfolur që një kohë.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për 150 milionë euro për francezin.
Gazeta e lartpërmendur shton se Real Madridi është gjithashtu serioz rreth nënshkrimit me 26-vjeçarin dhe “dëshiron të mbyll” një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur.
United fillon turneun para-sezonal më 13 korrik me një miqësore kundër skuadrës australiane Perth Glory./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...