Në qendër të qytetit të Mitrovicës, dyshohet se njëri nga pronarët e lokaleve që gjendej përballë, e ka prerë një lis të vjetër më shumë se 50 vjet, vetëm se po e pengonte dukjen e dyqanit të tij, derisa qytetarët u shprehën të zemëruar për këtë veprim.
Disa banorë të qendrës të cilët nuk deshën të flasin para kamerës, kanë thënë për Kosovapress se druri është prerë nga Bajram Bajrami, pronar i ëmbëltores ‘Ballkan’, me arsyetimin për t’u dukur më mirë dyqani i tij.
Faruk Mujka, qytetar, duke dënuar ashpër prerjen e lisit, tha se kjo që ka ndodhë është në vazhdën e shëmtimeve që po i bëhet qytetit të Mitrovicës, përkatësisht dëmtimit ambiental dhe mjedisit jetësor të qytetarëve të këtij qyteti.
Edhe Asllan Istrefi, një qytetar tjetër nga Mitrovica, u shpreh i mllefosur me prerjen e këtij druri dhe dëmtimin e ambientit në përgjithësi në Mitrovicë.
Në anën tjetër, Faruk Teluku, përfaqësues i Kompanisë ‘Jehona’ e cila ka prerë drurin, tha se një gjë të tillë e ka bërë me urdhër të Komunës, dhe jo ndryshe.
Sipas tij, druri I dëmtuar në gjendje çfarë ka qenë, ka paraqitur rrezik për qytetarët dhe kalimtarët e rastit.
Ndërkaq, Hysni Syla, zëdhënës i komunës së Mitrovicës, ka bërë të ditur se meqë druri ka qenë i dëmtuar, janë konsultuar ekspertët përkatës të kësaj fushe, dhe është marr vendim që druri të largohet.
Kosovapress ka provuar gjatë tërë ditës të kontaktoj me pronarin e dyqanit ‘Ballkan’, Bajram Bajrami, për të kuptuar arsyen e prerjes së drurit, për të cilin qytetarët thanë se është bërë nga ana e tij, por ai nuk ka qenë në dyqan.
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...
Presidentja e Bullgarisë, Iliyana Yotova, uron Osmanin për P...