Një foto e Ivan Rakitic me gruan e tij Raquel Mauri dhe dy vajzat e tyre duke udhëtuar në Paris me një aeroplan të rregullt nga Sevilla ka ngjallur dyshime në rrjete sociale rreth mundësisë për të nënshkruar me PSG-në një vit pasi klubi francez kërkonte shërbimet e tij.
Megjithatë, siç raportojnë mediat në Spanjë, qëndrimi i tij në Paris, ku lojtari ka arritur dje, nuk i përgjigjet ndonjë negociate me PSG-në por është vetëm një udhëtim derisa lojtari po shijon pushimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Që nga arritja e tij te FC Barcelona, Rakitic dhe familja e tij kanë udhëtuar herë pas here në kryeqytetin francez për të shijuar parkun Disneyland Paris.
Një tjetër gjë që vërteton normalitetin e udhëtimit të tij është udhëtimi i rregullt dhe jo aeroplan privat siç mund të ndodhte në rast se PSG do të dëshironte të siguronte shërbimet e tij.
Rakitic tashmë ka shprehur në një intervistë për Mundo Deportivo katër javë më parë se është “shumë i lumtur” në Barcelonë”./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë