Kufoma e një personi u rrëzua nga një avion i Kenya Airways, në kopshtin e një shtëpie në Londër.
Trupi i pajetë dyshohet të jetë i një klandestini, i cili u rrëzua në një shtëpi në Clapham, të Lambeth, në jug të Londrës. Si policia, edhe kompania ajrore e konfirmuan ngjarjen.
Avioni i linjës lidhte Nairobin, Kenia, me aeroportin ndërkombëtar anglez, Londra Heathroë.
Avioni kishte nëntë orë fluturim, para se të ulej të dielën në kryeqytetin anglez. Dyshohet se klandestini ishte fshehur në pjesën e hapjes ilegalisht, ku me gjasë mendohet të ketë vdekur nga i ftohti.
Pikërisht teksa avioni po bëhej gati për ulje, duke hapur mekanizmat përkatës, kufoma u rrëzua në tokë, raporton mirror.
Në avion pikërisht në vendin ku mendohet se ishte fshehur klandestini, u gjet një çantë me ujë dhe ushqim.
Trupi i pajetë u rrëzua, pasi piloti nisi procedurat e uljes duke hapur derën e karrelës.
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...