Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se krerët institucionalë janë zhvendosur në një proces negociatash e koncesionesh ndaj Serbisë, funksioni kryesor i të cilit është rrënimi dhe falimentimi i Republikës, duke e vendosur kështu veten në kundërshtim të drejtpërdrejtë të këtij vullneti politik.
Sipas Ymerit, më 1991 kur ishim nën okupim klasik, të egër, kolonialist nga Serbia, organizuam referendum.
“Tash e 16 vjet në liri referendumi po na ndalohet”, ka shkruar ndër tjerash Ymeri.
Ja postimi i plotë i tij në Facebook:
Më 30 shtator të vitit 1991 përfundoi referendumi për Republikën e Kosovës si shtet i Pavarur dhe Sovran.
Në referendum, i cili kishte nisur më 26 shtator, dolën 914.802 qytetarë, (87.01 % të qytetarëve me të drejtë vote), prej të cilëve Republikën e Kosovës si Shtet të Pavarur dhe Sovran e kërkuan 913.705 qytetarë (99.87 %), ndërsa KUNDËR saj votuan 1657 sosh.
Po ky popull i Republikës, më 1997, u organizua në Luftën Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja kundër okupimit nga Serbia për ta çliruar Republikën e vet dhe për ta jetësuar sovranitetin dhe pavarësinë.
Më 2008 Republika u rishpall, këtë radhë nga Kuvendi pa referendum, dhe pa asnjë lidhje institucionale e juridike me vullnetin e popullit të shprehur më herët në referendum dhe më vonë në Luftën Çlirimtare, madje as duke i njohur ato formalisht, a përmendur për kurtoazi.
Sot krerët institucional janë zhvendosur në një proces negociatash e koncesionesh ndaj Serbisë, funksioni kryesor i të cilit është rrënimi dhe falimentimi i Republikës, duke e vendosur kështu veten në kundërshtim të drejtpërdrejtë të këtij vullneti politik.
Më 1991 ishim nën okupim klasik, të egër, kolonialist nga Serbia, dhe organizuam referendum. Tash e 16 vjet në liri referendumi po na ndalohet.
Nuk mund të jesh njëkohësisht PËR Referendumin e vitit 1991 dhe PËR “Zajednicën”!
Nuk mund të jesh njëkohësisht PËR Luftën Çlirimtare dhe PËR “Zajednicën”!
Nuk mund të jesh njëkohësisht PËR Republikën dhe PËR “Zajednicën”! (sic)
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...