Fondi për Kuadro që nga themelimi i tij është keqkuptuar dhe mund të jetë keqpërdorur nga ministritë e ndryshme.
Nga viti 2008 kur është aktiv ky fond, njerëzit që kanë përfituar nga Fondi për Kuadro kanë qenë kryesisht persona me poste menaxheriale dhe jo pozitat deficitare në ministri të ndryshme, për çka edhe është i dedikuar ky fond.
Kështu u tha në publikimin e një analize nga Instituti GAP, me titull “Fondi për Kuadro: Program financimi për pozita deficitare apo menaxheriale”.
Në prezantimin e të gjeturave të kësaj analize, analisti i politikave në Institutin GAP, Jeton Mehmeti, tha se me kalimin e viteve Fondi për Kuadro ka devijuar nga qëllimi i tij origjinal, është keqkuptuar dhe mund të jetë keqpërdorur nga ministri të ndryshme.
Mehmeti theksoi se të gjeturat tregojnë se shumica e përfituesve nuk kanë shkollim të avancuar universitar. Nga 222 zyrtarë përfitues të Fondit në vitin 2014, gjashtë janë me titull doktor shkence, 94 me titull master dhe 122 të tjerë, apo 55 përqind e përfituesve nuk dihet nëse kanë të paktën diplomë universitare.
Sipas tij, kjo është në kundërshtim me qëllimin origjinal të Fondit për tërheqjen e njerëzve me shkollim sa më të avancuar. Madje, Mehmeti tha se shumica e përfituesve të Fondit më 2014 kanë qenë njerëz të brendshëm, që kanë qenë duke punuar në ministrinë përkatëse, dhe të cilët më pas janë futur në kategorinë e përfituesve.
Fondi për Kuadro ishte pezulluar në fillim të këtij viti dhe nga janari 2015 nuk ka përfituar askush nga Fondi për Kuadro. Mirëpo, në gusht të këtij viti, Qeveria ka marr një vendim për rifunksionimin e Fondit për Kuadro dhe ata të cilët do të përzgjedhen, Mehmeti tha se sipas vendimit të Qeverisë që e kanë parë, do të kompensohen në mënyrë retroaktive nga janari i këtij viti.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...