Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar pas procesit të votimit për 61 bashkitë e vendit. Ajo thekson se vendi sot është pa një të djathtë, referuar braktisjes së zgjedhjeve nga Partia Demokratike, ndërsa kryeministrin Edi Rama e konsideron autokrat.
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat”, shkruan deputetja.
Deputetja Hajdari thotë se e djathta është në një moment vendimtar dhe se ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme.
“Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shprehet Hajdari.
Rudina Hajdari hyri në Kuvend në vitin 2017-të si pjesë e listës së Partisë Demokratike, por kur kjo parti vendosi të digjte mandatet, ajo nuk iu bashkua vendimit, duke qëndruar në Kuvend.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot