Në sheshin e qytetit në Gostivar sot do të mbahet Dita e hapur për qytetarët si pjesë e aktiviteteve të trajnimit ushtarak “Goditje vendimtare”, që do të mbahet në poligonin e armatës “Krivollak”.
Në Ditën e hapur, qytetarët do të kenë mundësi ta shohin pajisjen dhe të realizojnë komunikim direkt me pjesëtarët e armatave të cilët do të marrin pjesë në trajnim.
Në ngjarje është paralajmëruar edhe prania e ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhoria e Armatës dhe Ambasada e SHBA-së.
Trajnimi “Goditje vendimtare” do të mbahet nga data 5 deri në datën 9 të këtij muaji, ndërsa do të marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatave të pesë shteteve aleate – SHBA, Lituani, Shqipëri, Bullgari dhe Mal të Zi. Qëllimi i trajnimit është përforcimi i procedurave operative standarde të njësive, përmirësim i interoperabilitetit, përparim i mirëkuptimit të përbashkët dhe besim i përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. /Telegrafi/
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...