Një 66 – vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Ai ka grisur fletën e votimit, ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.
Njoftimi i plotë:
Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia
Arrestohet në flagrancë 66 – vjeçari, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit
Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm
Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. /tch
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...