Një rund i ri i bisedimeve mes të dërguarit të veçantë amerikan, Zalmay Khalilzad, dhe përfaqësuesve të talibanëve ka nisur në Katar. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i talibanëve.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, njoftoi përmes rrjetit “Twitter” se në Doha të Katarit ka nisur rundi i shtatë i bisedimeve mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe negociatorëve talibanë.
Mujahid tha se bisedimet ishin planifikuar të fillonin në mëngjes, por një gjë e tillë ndodhi në mesditë në Doha, ku grupi militant e ka një zyrë përfaqësuese.
Bisedimet filluan në ditën e njëjtë kur militantët talibanë i vranë 26 militantë që ishin përkrahës të qeverisë afgane gjatë luftimeve në pjesën veriore të Afganistanit.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit në Kabul tha se ky sulm është shenjë se talibanët po synojnë të negociojnë nga një pozitë më e favorshme përmes tregimit të forcës.
Ekipi negociues i talibanëve po udhëhiqet nga Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili është bashkëthemelues i lëvizjes së tyre, bashkë me Mullah Mohammad Omarit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...