Me rastin e 630 vjetorit të ngjarjes së njohur si “Beteja e Kosovës” ka folur historiani i njohur Jahja Drançolli.
Drançolli, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo ngjarje është më shumë një ngjarje e mitizuar kur serbët në shekullin XVII i kanë dhënë shtysë.
Historiani ka thënë se për fat të keq edhe historia jonë bazohet në historinë serbe kur flet për këtë ngjarje.
Tani kemi studime te reja nga Oksfordi apo histori të tjera botërore që kësaj ngjarje i japin një rrjedhojë krejtësisht të re.
Drançolli thotë se serbët Betejën e Rovinës e fusin në kuadër të Betejës së Kosovës. Sipas tij Beteja e Rovinës ka qenë një përplasje mes krishterimit dhe islamit ku shqiptarët ishin radhitur krahë të krishterëve dhe është betejë shumë më e gjerë se sa që e përshkruajnë serbët si luftë me osmanët.
Studiuesi thotë se termi “Kosova” për herë të parë është përdorur pas vitit 1,400 nga disa të huaj që kishin vizituar këto territore.
Drançolli thotë se për çudi historianët turq kanë heshtur deri vonë për ngjarjet e vitit 1939 me arsyetimin se nuk dine gjë.
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...