Janë shoqëruar 15 persona pas përplasjeve mbrëmjen e djeshme në KZAZ nr 19 në Dibër. Sipas policisë shoqërimet janë bërë në orët e para të mëngjesit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ nr.19, ndërkohë që ndalime të tjera priten të bëhen në orët në vijim.
Mbrëmjen e djeshme janë plagosur 6 efektivë policie si dhe 9 protestues u lënduan pas përplasjeve në Dibër.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili theksoi se do të përballen me ligjin të gjithë ata që kanë sulmuar KZAZ-në dhe policinë, duke theksuar prerë se “Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit”.
Ndërkohë ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi u shpreh se Partia Demokratike distancohet nga dhuna pasi ajo sipas tij, është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe ministrit Sandër Lleshaj./opinion.al
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...