Kina është ofruar të jetë garant i marrëveshjes paqësore në Afganistan, bëhet e ditur nga zyra e këshilltarit afgan për siguri nacionale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari afgan për siguri nacionale, Hamdullah Mohib, u takua të mërkurën në Kabul me Deng Xijun, të dërguarin special kinez për Afganistanin. Gjatë takimit, Xijun e informoi Mohiba për përpjekjet e fundit të Kinës lidhur me negociatat për paqe.
“Xijun sërish përsëriti mbështetjen e Kinës ndaj procesit që kryeson Afganistani dhe u propozua si garant kinez për çfarë do marrëveshjeje paqësore”, theksohet në njoftimin e zyrës së Mohibas.
Edhe SHBA-të edhe NATO kanë shprehur njëfarë optimizmi të kujdesshëm në aspektin e arritjes së marrëveshjes paqësore në Afganistan gjatë këtyre dy viteve.
PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033