Autoritetet italiane me një shpërthim të kontrolluar shkatërruan mbetjet e urës që u shemb vitin e kaluar në qytetin e Genoa-s
Me një shpërthim spektakolar sot në mëngjes u shembën shtyllat e urës, pas çka mbi qytet u ngrit re e madhe e tymit dhe pluhurit.
Shërbimet kompetente paraprakisht evakuan rreth 3.500 banorë nga vendbanimi, ndërsa shpërthimit në mëngjes iu paraprinë edhe sirenat për paralajmërimin e fundit.
Njësitet zjarrfikëse me topa uji tentojnë të reduktojnë ngritjen e pluhurit pas shpërthimit të fuqishëm.
Bëhet fjalë për urën e cila u shemb më 14 gusht të vitit të kaluar, ndërsa në fatkeqësinë e humbën jetën 43 persona.
Hetimi për shkaqet e shembjes së urës ende është në rrjedhë, ndërsa ura e re është projektuar nga eksperti i njohur lokal Renzo Piano./AA
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë