Lucien Agoume tashmë gjendet në Milano, gjatë ditës pritet të zyrtarizohet si lojtar i Interit.
Lucien Agoume thotë se është i lumtur që i është bashkuar Interit. Ai tashmë gjendet në Milano, për të kompletuar transferimin nga Sochaux, raporton Gazeta Express.
Ai arriti në Milano të premten në mëngjes dhe gjatë ditës do t’i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.
Mesfushori u përgjigj ‘po’ kur u pyet nga “FC Inter News” nëse është i lumtur që i është bashkuar Interit.
“Corriere dello Sport” raporton se 17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Nerazzurri, kartonit i të cilit do t’i kushtojë Interit 4.5 milionë euro.
Raportohet se për Agoumen u interesuan edhe Barcelona e Manchester City.
https://twitter.com/FcInterNewsit/status/1144517957336391681?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1144517957336391681%7Ctwgr%5E393039363b636f6e74726f6c&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fagoume-arrin-ne-milano-per-ta-kompletuar-transferimin-te-interi%2F
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...