
LIMA, PERU - JUNE 09: James Rodriguez of Colombia looks on during a friendly match between Peru and Colombia at Estadio Monumental on June 9, 2019 in Lima, Peru. (Photo by Daniel Apuy/Getty Images)
James Rodriguez është gjithmonë e më pranë Napolit.
Kolumbiani, i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij në kompeticionin e Kupës së Amerikës, është gati të ndërmarrë aventurën italiane pas dy viteve të fundit të kaluara në Gjermani te Bayern Munich.
Është vetë babai i James Rodriguez ai që nëpërmjet një deklarate të dhënë për “calcionapoli24” ka shtuar optimizmin në kampin napoletan: “Që nga fillimi ka patur respekt të madh për trajnerin Ancelotti. James i është mirënjohës për atë që ka bërë, për më tepër ai di si ta vlerësojë dhe kjo ka ndikuar për të krijuar një miqësi të madhe”.
“Trajneri Ancelotti ka qenë gjithmonë shumë i kënaqur me rendimentin e James. Kam folur e jam dëgjuar së fundmi me James dhe besoj se një ndryshim është ajo që i duhet në këtë moment të karrierës. Te Napoli është Ospina dhe klubi është shumë i rëndësishëm. Mendoj se është zgjidhja më e mirë për atë”, përfundoi babai i James Rodriguez.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot