Ish-deputetja e parlamentit shqiptar nga radhët e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e ftuar në emisionin Pressing, ka folur për incidentin që ajo kishte me Baton Haxhiun në emisionin Opinion.
Ajo tregoi se Haxhiu u soll në mënyrë rrugaçërore dhe ai ishte një veprim instiktiv.
“Një njeri nuk mund të sillet njëherë si i di të gjitha, e pastaj në mënyrë rrugaçërore, sidomos me gratë” tha ajo.
Ajo gjithashtu shtoi se një veprim i tillë “nuk do të ndodhë me mua, në këtë rast ishte veprim instiktiv”.
Doda, shtoi se ajo kishte marrë shumë mesazhe nga qytetarët e shumë nga ato mesazhe ishin nga Kosova, e që i falënderoi të gjithë.
“Shumë reagime nga Kosova. Falënderoj të gjithë për mesazhe të jashtëzakonshme mbështetëse” tha ajo. /GazetaExpress/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...